Telenews

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

hyn-si-cift-ne-shtepi,-por-banoret-ne-big-brother-nuk-jane-ne-dijeni

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi janë dy banorët e rinj që u futën mbrëmë në Big Brother VIP Albania 4.

Ata janë çift në realitet, por që në këtë reality shou loja e tyre do të jetë ndaras.

E veç konkurrentit tjetër të ri Indritit, banorët brenda nuk janë në dijeni për marrëdhënien e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë vendosur që të mos e zbulojnë pasi theksuan se shumë pak njerëz mund ta dinë brenda.

Kjo meqë romanca e tyre ka disa muaj dhe që deri më tani nuk kanë ndarë fotografi në rrjete sociale.

Në një video të publikuar së fundmi përpara hyrjes, ata japin disa komente e vlerësime për ata që janë brenda.

Si konkurrentë të fortë e cilësojnë Rozana Radin, Gerta Gixharin e Laert Vasilin.

Të ngajshme

Albina Kelmendi sot feston ditëlindjen, urimin special e mori nga ky person

Erzana Fazliu

Filmi biografik për Michael Jackson në kaos për shkak të skenave mbi akuzuesin e tij

KushtrimGuraj

Gjesti i ashpër me Livian: Nuk të kam thënë hajde të puthi, mos rrej

KushtrimGuraj