Telenews

Hyseni pas shkarkimit të drejtoreshës: Parimet nuk i shkelim

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë që nuk i shkel parimet dhe ka shprehur vendosmërinë për ruajtjen e shpresës së qytetarëve gjatë qeverisjes së tyre.

“Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa here”, e ka nisur Hyseni shkrimin e tij në Facebook.

“Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet. Ju garantojmë për këtë”.

Hyseni ka njoftuar po ashtu për anulimin e konkursit për rekrutimin e mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit duke e kthyer atë në pikën zero.

“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë”.

“Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që përcjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi. Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush. Ndryshim. Ndershmëri. Profesionalizëm”.

Ky shkrim i Hysenit vjen pas shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmanit, me justifikim nepotizmin.

Të ngajshme

Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”

Rrezarta Ramaj

Mobilizohet prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, kryeprokuroja mbledh strukturat

Rrezarta Ramaj

​Lëngjet në bark, kur duhet ta kërkoni ndihmën urgjente

Rrezarta Ramaj