Telenews

“Incident” gjatë transmetimit direkt nga koncerti i Dua Lipës – qytetari shan ‘live’ Serbinë

“incident”-gjate-transmetimit-direkt-nga-koncerti-i-dua-lipes-–-qytetari-shan-‘live’-serbine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur një koncert gjigant në sheshin e Tiranës, me rastin e festës së 28 nëntorit.

Artistja me origjinë nga Kosova madje edhe u pajis me pasaportë të Shqipërisë nga vet Presidenti i shtetit, Bajram Begaj.

Teksa mijëra qytetarë ishin të pranishëm në koncert, disa prej tyre nuk nguruan që të prononcohen para mikrofonit, për të shprehur ngazëllimin e tyre për koncertin.

Pamje nga koncerti i Dua Lipës në Tiranë (Foto: Reuters)

Mirëpo në një transmetim direkt në Report TV, ndodhi një “incident” i vogël, ku teksa gazetarja pyeste disa djem në shesh, njëri prej tyre përdori gjuhë banale.

Ai fillimisht pyeti se “A jemi live?”, gjersa me të kuptuar këtë ai nuk hezitoi të bëjë një sharje motrash për shtetin e Serbisë.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve kanë qeshur me reagimin e qytetarit në fjalë.

Të ngajshme

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Rrezarta Ramaj

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi