Telenews

International Maarif Schools Of Kosova hap ekspozitën “Vallja e Ngjyrave” dhe promovon librin me emrin “Shlodhje”

Të premtën në ambientet e Institutit Yunus Emre, u hap ekspozita e pikturës me titull “Vallja e ngjyrave” e përgatitur nga nxënësit e shkollës Maarif Prizren dhe promovimi i librit të Edi Shatrit me emrin “Shlodhje”.

Para të pranishmëve në këtë ngjarje kulturore, ka folur zëvendës konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren, Cenk Sen, i cili tha se edhe përmes këtij aktiviteti, shkolla “ Maarif”, po iu mundëson një të ardhme më të mirë nxënësve në Kosovë përmes arsimimit cilësor.

Drejtori gjeneral i shkollave “Maarif” në Kosovë, Oğuz Hamza Yilmaz, gjithashtu tha se shkolla jonë, është në hap me hapat dhe me zhvillimet botërore për edukimin dhe arsimimin e nxënësve.

Mësimdhënësi dhe krijuesi letrar, Fatmir Mehmeti, ka folur për librin “ Shlodhje” të nxënësit, Erdi Shatri, duke thënë se autori në këtë botim shpreh interpretimin figurative të emocionit të brendshëm dhe vendosjen e tij në një krijim poetik.

Ndërkaq, autori i librit, Erdi Shatri, tregoi se çka ka dashur të shprehet përmes poezive në librin e tij më të ri. Ndryshe, të ardhurat nga shitja e pikturave dhe librit do t’u shpërndahen personave që kanë nevojë. Ekspozita e pikturës do të jetë e hapur për artdashësit nga Prizreni në ambientet e Institutit Yunus Emre në Prizren deri më 24 dhjetor.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi