Telenews

Iu hakua Facebook, kushërinjtë e Tahirsylajt u mashtruan, kanë deponuar deri në 2000 euro (FOTO)

Meteorologut të njohur në Kosovë, Sylë Tahirsylaj, i është hakuar llogaria në Facebook, këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Donika Tahirsylaj Alidema e cila është specialiste e Psikologjisë Mjekësore.

Nga llogaria e meteorologut po kërkohen para kinse për një hall të madh që i njëjti e ka.

Vajza e meteorologut tha se janë të shqetësuar me veprimet që po kryhen në emër të babait të saj.

“Rasti tashmë është raportuar edhe në polici, jemi të shqetësuar sepse po kërkohen shuma të mëdha parash, disa kushërinjë kanë deponuar deri në 2000 euro duke menduar se po e ndihmojnë babain”, tha ajo.

Sipas saj, duket se llogaria bankare nga ku po kërkohen para është nga Shqipëria.

Insajderi ka siguruar edhe mesazhet që po shpërndahen nga llogaria e meteorologut:

Të ngajshme

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj

Përmbytje në jug të Italisë

Rrezarta Ramaj