Telenews

“Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo

“jasha,-jasha…”,-pas-fitores-se-zvicres-ndaj-serbise,-behet-serish-virale-videoja-e-granit-xhakes-me-breel-embolo

Një video e vitit 2018, sonte sërish u bë virale në rrjetet sociale, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botërorin Katar 2022.

Bëhet fjalë për videon të cilën e kishte postuar asokohe Granit Xhaka ku shihet sulmuesi Breel Embolo teksa vallëzon me ritmet e muzikës tallava, derisa Gjaka e motivon me fjalë “jasha, jasha”.

Zvicra sonte mposhti Serbinë në Kampionatin Botëror Katar 2022 me rezultat 2:3, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Xherdan Shaqiri ishte ai që shënoi në minutën e 20-të, duke vijuar më pas me golin e Embolos në minutën e 44, dhe në fund goli i fitores që u shënua nga Remo Freuler në minutën e 48-të.

Zvicra do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e radhës.

@videoraporto24 #urime #zvicrra #kosova #granitxhaka #xherdanshaqiri ♬ original sound – VideoRaporto24

Të ngajshme

“Mos lëshoni pe…”, Dragashi pa ujë qe 40 orë, çohen në këmbë banorët e kësaj ane!

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

Operacion në barkun e nënës, mjekët korrigjojnë gastroskizën para lindjes

Yllka Gashi