Gazetari Vehbi Kajtazi, pas prezantimit të sondazhit në Klan Kosova ku njëra prej pyetjeve ishte se ku janë ngecjet më të mëdha të Qeverisë së Kosovës, u sektori i shëndetësisë e ka gjendjen më të keqe.
Ai u shpreh se kushdo që shkon nëpër spitale dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, do ta shohë se furnizimi me listën esenciale të barnave është i përgjysmuar.
“Aktualisht kemi probleme në Onkologji, kimioterapia jepet vetëm aty e nëse ki probleme nëse dikush përballet me kancerin, ku ka me i marr ilaqet”, u shpreh Kajtazi.
Tutje, ai përmendi edhe Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj, duke treguar se që dy muaj nuk është furnizuar me barna esenciale dhe ky është një problem që i prek direkt qytetarët.
“Nëse kemi këso probleme i bie që Qeveria nuk është duke i përmbush nevojat e qytetarëve”, shtoi Kajtazi.

