Telenews

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

kanye-west-flet-per-skandalin-e-balenciaga-s

Për polemikat rreth fushatës së fundit të Balenciaga-s, foli dhe Kanye West.

Dikur një nga mbështetësit dhe bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Balenciaga-s, Kanye West u bëri thirrje personazheve të famshëm që të denoncojnë markën luksoze, e cila ndërpreu marrëdhëniet me reperin në tetor pas komenteve të tij kundër hebrenjve.

Në fushatën e fundit të Balenciaga-s paraqiteshin fëmijë që mbanin çanta prej pellushi (me detaje të ngjashme të S&M, sadizëm dhe mazokizëm që lidhen me praktikën e dhunës gjatë seksit).

Një tjetër foto, shfaqej një çantë sipër disa dokumenteve në lidhje me rastet e pornografisë së fëmijëve.

“Kjo thjesht tregon se të gjithë të famshmit janë të kontrolluar. Ju nuk shihni asnjë personazh të famshëm që të flasë për situatën e Balenciaga-s,” tha West (via TMZ) pasi u pyet nga paparacët. “Të gjithë këta të famshëm, mos i lini të ndikojnë te ju në asnjë mënyrë, sepse ata kontrollohen nga njerëzit që me të vërtetë kontrollojnë botën,” shtoi ai. “Ata nuk po i shërbejnë Zotit.”

Ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, e cila është ambasadore e Balenciaga-s, tha se po rivlerëson marrëdhënien me Balenciaga-n pas kritikave në rrjet dhe se ishte tronditur nga pamjet shqetësuese.

Bella Hadid, e cila pozoi në një fushatë të markës, fshiu fotot nga Instagrami. Nicole Kidman, e cila gjithashtu u shfaq në reklamë, ende i ka fotot, megjithëse shumë komentues i kanë bërë thirrje të reagojë.

Të ngajshme

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Rrezarta Ramaj

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi