Telenews

Kelmendi: Për qeverinë dhe SBAShK-un më e rëndësishme është ego e tyre, sesa fëmijët

Publicisti Adriatik Kelmendi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë me veprimet e tyre po tregojnë se më e rëndësishme është ego e tyre sesa fëmijët që po e humbin mësimin.

Sipas tij, një ditë do të arrihet marrëveshje, por mësimi i humbur nuk do të mund të kompensohet.

“Pas çdo lufte të përgjakshme, në fund ekziston një ditë kur palët eventualisht merren vesh dhe pajtohen. Por njerëzit e vrarë nuk kthehen në jetë”.

“Qeveria dhe sindikatat plot gojën e kanë me fëmijët si e ardhmja jonë më e ndritshme”.

“Por nuk po merren vesh. Për pare. Të dyja palët nuk po merren vesh – për pare. Po na tregojnë se më të rëndësishme i kanë egot e tyre, se sa fëmijët”.

“Një ditë do të arrihet një marrëveshje. Por s’do të sanohet dëmi. Fëmijët janë viktimë. “E ardhmja jonë e ndritshme” po mbetet e vrarë në fushëbetejë”.

 

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj