Telenews

Këngëtari zbulon pse stërvitet gjithmonë me pantallona lëkure

Lenny Kravitz ka habitur prej vitesh fansat me një zakon të pazakontë: ai stërvitet në palestër i veshur me pantallona lëkure ose xhinse, në vend të rrobave sportive.

Në një intervistë për revistën Men’s Health, këngëtari 62-vjeçar shpjegoi se kjo zgjedhje ka një arsye shumë praktike.

“Dal në skenë me pantallona lëkure, xhinse apo çfarëdo që kam veshur, ndaj me të njëjtat pantallona stërvitem edhe në palestër,” tha ai.

Sipas tij, kjo i jep mundësinë të ushtrohet në çdo moment, pa pasur nevojë të ndërrohet. Kravitz tregoi gjithashtu se nuk përdor peshore për të kontrolluar formën fizike. Ai e kupton menjëherë nëse ka shtuar në peshë nga mënyra se si i rrinë pantallonat.

“Pantallonat më tregojnë gjithçka. Nëse më rrinë pak ngushtë, e di që kam dalë nga forma,” u shpreh ai.

Madje, ai zbuloi se këtë shprehje ia ka mësuar aktori Denzel Washington.

“Pantallonat nuk gënjejnë.”

Kravitz u bë viral edhe në vitin 2024, kur publikoi një video duke ngritur pesha në palestër i veshur me pantallona lëkure, çizme, bluzë rrjetë dhe syze dielli. Shumë komentues u habitën nga pamja e tij, ndërsa të tjerë e vlerësuan për stilin karakteristik.

Edhe në një intervistë të mëparshme, ai shpjegoi se stërvitet me pantallona lëkure ose xhinse kur punon me pesha, pasi nuk djersitet shumë. Vetëm gjatë ushtrimeve intensive aerobike zgjedh të veshë tuta sportive, sepse atëherë djersitja është shumë më e madhe.

Të ngajshme

Kryeprokurori Gashi mban takimin e parë me prokurorët: Profesionalizmi dhe integriteti, kyçe për forcimin e sundimit të ligjit

Yllka Gashi

Arsenali arrin marrëveshje për transfrrimin e sulmuesit grek

Yllka Gashi

E rëndë: 76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë

Yllka Gashi