Telenews

Kërcënimet me jetë ndaj Kurtit, reagon Policia: Postimi është bërë nga Kraleva në Serbi, rasti nën hetime

haxhiaj:-qeveria-kurti-pagoi-shtesat-per-ushtaret-e-fsk-se-vetem-per-5-muaj,-para-zgjedhjeve-2025

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka njoftuar se është duke hetuar një kërcënim me eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Policisë së Kosovës, janë ndërmarrë veprime intensive hetimore në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe me mbështetjen e njësive për krime kibernetike.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur ‘Severna Brigada’, e njohur edhe si ‘Brigada e Veriut’ (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste).”

Policia bën të ditur se nga hetimet është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë “Severna Brigada”.

“Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit.”

Tutje, në njoftim thuhet se janë identifikuar edhe të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në vijimin e hetimeve.

“Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK.”

Të ngajshme

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?

KushtrimGuraj

KFOR zhvillon stërvitje në Kampin Novo Selo, përdorin sistem robotik për neutralizimin e mjeteve shpërthyese

KushtrimGuraj

Një punëtor bie nga objekti ku po punonte në Fushë-Kosovë, përfundon në QKUK – nisin hetimet

KushtrimGuraj