Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas SHSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor. Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”, thuhet në njoftim.

