Telenews

Kërkesa e Macron për prodhuesin e armëve: Punoni si të ishim në luftë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar prodhuesit francez të armëve Nexter që të rrisë prodhimin, pasi i ka premtuar Ukrainës se do t’i dërgonte armë të tjera.

Një burim pranë Ministrisë Franceze të Mbrojtjes i ka thënë Reuters-it se Macron, përpara vizitës së tij në Kiev të enjten, i ka kërkuar Nexter-it “që të punojë njësoj sikur të ishte kohë lufte”, për të prodhuar sa më shpejt sistemet Caesar.

Franca do të dërgojë 6 sisteme artilerie Caesar në Ukrainë. Bëhet fjalë për një top 155 milimetrash i montuar në kamion që ka aftësinë të gjuajë gjashtë predha në minutë, në një distancë prej 40 kilometrash. Përveç kësaj, sipas AFP, ky sistem artilerie vlerësohet shumë nga Ukraina për shkak të saktësisë së tij.

Një tjetër nga pikat e forta të tij, sipas një komandanti ukrainas që është në luftim, është lëvizshmëria e tij. “Ky sistem është kryesisht shumë i menaxhueshëm dhe i lëvizshëm. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm në një luftë bashkëkohore si kjo,” shpjegon ai.

I njëjti burim thekson se “falë kësaj arme, ne (Ukraina) kursejmë shumë kohë, kështu që armiku nuk mund të na sulmojë ose të kundërpërgjigjet shpejt”.

Të ngajshme

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj