Telenews

Kështu nisi dhe u zhvillua sulmi verbal midis Dimal Bashës e Rrahman Jasharajt

Në Komisionin për Arsim sot të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ndër të tjerash deklaroi se kërkesat e tyre nuk janë duke u plotësuar e që sipas tij fajtor për këtë është kryeministri Albin Kurti.

Në këtë mbledhje pati edhe diskutime tejet të zëshme në mes deputetëve të Komisionit për Arsim dhe kryetarit të SBASHK-ut.

Situata shkoi edhe më larg, me një përplasje të ashpër në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe Rrahman Jasharajt.

Me të dalë nga salla ku po zhvillohej mbledhja, përplasja ka vazhduar edhe në korridoret e Kuvendit.

Dimal Basha dëgjohet t’i thotë Jasharajt se i kë “marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare”.

“Mu me më ardhë marre a ty? Ti je i pasinqertë me kërkesat e tua, i ke marrë fëmijët peng”,vazhdon Basha.

Kurse Jasharaj theksoi se duhet t’i vijë marre për fjalorin e përdorur.

Kurse Jasharaj i thotë se “deputetët si ti e kanë pru gjendjen kështu”.

“A ke punu paraluftës pa pare?”,tha Basha.

“PO”, iu përgjigj Jasharaj.

“E tash për 50 euro po i mbanë fëmijët peng a?”

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj