Telenews

Këto tre aplikacione po i vënë përdoruesit në rrezik, kontrolloni telefonin nëse i keni

keto-tre-aplikacione-po-i-vene-perdoruesit-ne-rrezik,-kontrolloni-telefonin-nese-i-keni

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android për rrezikun e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme. Ata zbuluan një dobësi serioze në tre aplikacione të njohura (që kanë mbi dy milionë shkarkime), të disponueshme në dyqanin zyrtar – Google Play Store.

Gabimet e gjetura të sistemit potencialisht u lejojnë hakerëve të aksesojnë pajisjet, dhe për rrjedhojë të dhënat më të rëndësishme, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet. Aplikacionet e diskutueshme “shndërrojnë” telefonat Android në një tastierë/maus kompjuteri, që është një opsion shumë i dobishëm.

Hulumtimi i Synopsys, megjithatë, zbuloi mekanizma të dobët të vërtetimit dhe dobësi në sistemet e komunikimit që kriminelët kibernetikë mund t’i shfrytëzojnë dhe gjurmojnë goditjet e tasteve për të parë saktësisht se çfarë po shkruani.

Këto janë emrat e aplikacioneve:

Telepad

PC Keyboard

Lazy Mouse

Të ngajshme

Instagrami do të turbullojë lakuriqësinë në mesazhe, në përpjekje për të mbrojtur adoleshentët

Publikohet Turbo Golf Racing më e reja në PlayStation

Arrin Milano – Alfa Romeo e parë elektrike

KushtrimGuraj