Telenews

KFOR mesazh me një video të re: Jemi gati t’i marrim të gjitha masat pavarësisht nga vjen rreziku

 

 

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka publikuar një video, përmes së cilës ka treguar se janë gati për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një mjedis të sigurt në vend.

Në video rikujtohet se 4,600 trupa nga 28 aleatë dhe partnerë të NATO-s shërbejnë në Kosovë për ta ruajtur vijën kufitare prej 351 kilometrash me Serbinë/

“Nivel i lartë i gatishmërisë operacionale për ta parandaluar rrezikun e përshkallëzimit të ri, pavarësisht se nga vjen kërcënimi. Ne jemi të gatshëm t’ë’i marrim të gjitha masat e nevojshme për ta vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në videon e publikuar nga KFOR-i.

KFOR-i rikujton si zakonisht se po vazhdon ta zbatojë mandatin e tij si reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, misionit të BE-së për sundimin e ligjit, me të cilët thotë se “punojmë në koordinim të ngushtë”.

source

Të ngajshme

Vizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Yllka Gashi

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Kjo nuk pritej, Kina zotëron tani 40 përqind të eksporteve botërore!

Yllka Gashi