Telenews

KJO ËSHTË DIETA ME TË CILËN AKTORJA E NJOHUR BLAKE LIVELY RUAN DUKJEN FANTASTIKE

Trajneri i aktores Blake Lively, Don Saladino, ka treguar se nga përbëhen vaktet e saj, me ndihmën e të cilëve ajo arrin të ruajë një dukje pa të meta.
Aktorja preferon një dietë të baraspeshuar, e cila përbëhet nga proteina, fruta, niseshte dhe yndyra të shëndetshme. Për mëngjes, ajo më së shpeshti konsumon vezë të fërguara në vaj kokosi dhe drithëra pa gluten.
“Konsumon një sasi të madhe uji. Ha lëndë ushqyese, sepse dëshiron t’i baraspeshojë nivelet e sheqerit në gjak, por shpesh e qeras veten me ushqime jo të shëndetshme”, ka deklaruar Saladino.

Dreka e saj kryesisht përbëhet nga mishi i pulës ose peshkut, sallatë dhe patate të ëmbla, të cilat e ndihmojnë të qëndrojë e ngopur për një kohë të gjatë, shkruan portali Eat This, Not That. Ndonjëherë sallatës i shton vaj ulliri, arra dhe avokado.
Darka është mjaft e ngjashme me drekën, vetëm se sallata zëvendësohet me perime të ziera dhe një sasi të vogël orizi. Trajneri tregoi se 34-vjeçares i pëlqen të kalojë kohë në kuzhinë, kështu që ajo gatuan gjithçka vet.

Në një intervistë për revistën Vogue, Lively është shprehur se mund të hante makarona përgjithmonë. Ajo gjithashtu pëlqen djathin e shkrirë. Ëmbëlsira e saj e preferuar është ‘souffle’ me çokollatë.
Natyrisht, ushtrimet janë gjithashtu të rëndësishme për ruajtjen e pamjes së bukur, ndaj Blake ka vendosur të stërvitet çdo ditë.

Të ngajshme

Mbi 1.500 tërmete në 16 ditë në Japoni

Valjeta Turkaj

Tentativë për vrasje në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

“I rashë në gjunjë”: Rita Ora tregon se ishte ajo që i propozoi martesë Taika Waititi

Valjeta Turkaj