Telenews

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Gjatë pasdites së sotme, në dy pikat kufitare në Kosovë në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë janë regjistruar pritje të gjata.

Sipas të dhënave në Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 60 minuta kurse kolonat e gjata deri në 150-700 metra.

Në pikën tjetër kufitare atë me Merdarë, pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 120-130 minuta kurse kolonat e gjata deri në 1000 metra.

Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5-10 minuta në hyrje dhe dalje pos në Jarinjë që për të dal nga Kosova pritjet kanë qenë të gjata deri në 40 minuta.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi