Telenews

Kjo ishte deklarata e Kurtit pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka pasur një diskutim të hapur në Bruksel mbrëmë  me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter se qëllimi i bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne patëm një diskutim të hapur me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak përpara bisedimeve të nivelit të lartë të nesërm. Qëllimi i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë me qytetarët si përfitues përfundimtarë”,  ka shkruar ai.

Takimi i mbrëmshëm trilateral Kurti-Escobar-Lajçak u mbajt para atij të sotmit gjatë të cilit do të ballafaqohen kryeministri kosovar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani