Telenews

Kolla e mirë, pse quhet kështu dhe cilat janë simptomat?

Sipas pediatres, Loreta Gjoni, “kolla e mirë” është një infeksion i shkaktuar nga një bakter i cili quhet Bortetela pertusis, e që është infeksion shumë ngjitës i transmetueshëm sidomos tek bebet e vogla dhe fëmijët.

“Transmetohet nga një individ në tjetrin, nëpërmjet spërklave të pështymes, apo nëpermjet materialeve sekretive të prodhuara nga tështima kollitja dhe veprimet e tjera”, ka thënë Gjoni.

Kollitjet gjatë natës, nganjëherë të përcjelluara edhe më të vjellura si pasojë e sekreciaoneve dhe parandalimin e frymëmarrjës, janë disa nga simptomat.

“Përdorimi i antibiotikëve është shumë i efektshëm në këto raste tek fëmijët, pasi mbron dhe parandalon përhapjen e kollës së mirë në fazën fillestare”, ka thënë Gjoni në TV Dukagjini.

Sipas pediatres, krizat e kollës janë shumë të lodhshme për fëmijët, madje edhe me parandalimin e frymëmarrjës, për këtë kontakti me pediatrin duhet të jetë i vazhdueshëm.

Në fund Gjoni, tregoi se kolla e mirë quhet kështu sepse ka një ecuri të mirë edhe pse mund të duket pak tronditëse.

source

Të ngajshme

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj

Shtatë kategori të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

Rrezarta Ramaj