Telenews

Kompania e mbështetur nga Harvard prodhon një bateri EV e cila karikohet plotësisht në tre minuta

kompania-e-mbeshtetur-nga-harvard-prodhon-nje-bateri-ev-e-cila-karikohet-plotesisht-ne-tre-minuta

Adden Energy, një kompani start-up, me bazë në Masaçusets dhe e mbështetur nga Harvard, ka zhvilluar një bateri për veturat elektrike, bateri kjo e aftë për t’u karikuar plotësisht në tre minuta dhe ka një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh, që është më shumë se dyfishi i baterive aktuale.

Teknologjia e përdorur në bateritë e veturave elektrike ka marrë një licencë ekskluzive nga zyra e zhvillimit të teknologjisë në Harvard. Gjithashtu, startup-i ka marrë financim me shifër 5.15 milionë euro (5.15 milionë dollarë) nga Primavera Capital Group dhe nga Rhapsody Venture Partners & MassVentures, raporton Business Insider, transmeton Telegrafi.

Bateria e re është e bërë nga metali litium, në vend të litium-jonit që gjendet në makinat EV. Sipas studiuesve, bateria ka një dizajn të ndërlikuar të frymëzuar nga një sanduiç BLT, i cili tenton të parandalojë rritjen e dendriteve që rriten në bateritë litium-metalike dhe të reduktojë jetëgjatësinë e tyre.

Ky dizajn BLT parandalon depërtimin e dendriteve të litiumit duke i përmbajtur dhe kontrolluar ato. Kjo bateri është gjithashtu “vetë-shëruese”, e kjo do të thotë se dizajni dhe kimia e saj e lejojnë atë të mbushë vrimat e krijuara nga dendritet që rriten brenda baterive.

Tani, Adden Energy do të avancojë teknologjinë pasi ata kanë arritur 5,000 deri në 10,000 cikle ngarkimi në jetëgjatësinë e një baterie krahasuar me 2,000 deri në 3,000 cikle karikimi të baterive tradicionale EV.

Të ngajshme

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi