Telenews

Konjufca, në takim virtual me Richardson, flasin për pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot takim virtual me koordinatoren OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson.
Siç thuhet në një komunikatë për media, bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me interes për shtetin tonë, situatën politike në rajon dhe pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Kryetari Konjufca e njoftoi Richardson për punën e deritashme të Kuvendit dhe planet për të ardhmen në përmbushjen e agjendës legjislative.
Ai po ashtu vuri në pah mobilizimin e institucioneve shtetërore për përballimin e vështirësive ekonomike si reflektim i luftës në Ukrainë, thuhet tutje.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim e falënderoi kryetarin Konjufca dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. ​

Të ngajshme

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Erzana Fazliu

Paralajmërohet erë e fortë për nesër në Prishtinë, Komuna del me udhëzime për qytetarët

Erzana Fazliu

Kryeziu reagon pas arrestimit të komisionerëve: Përveç prokurorisë, të gjendet një gjyqtar me integritet

KushtrimGuraj