Telenews

Kopshtet hapësinore për NASA-n: Një projekt me të cilin njerëzit do të pushtojnë Marsin

kopshtet-hapesinore-per-nasa-n:-nje-projekt-me-te-cilin-njerezit-do-te-pushtojne-marsin

Kompania Interstellar Lab së fundmi prezantoi një koncept për biosferat e fryra që duken sikur janë pjesë e një filmi fantastiko-shkencor.

Por në fakt bëhet fjalë për kapsula të sofistikuara që bëjnë të mundur rritjen e bimëve në sipërfaqen e Marsit apo të Hënës.

Drejtoresha ekzekutive Barbara Bevlisi vuri në dukje se biosferat janë krijuar për të “krijuar klimën dhe kushtet e përsosura atmosferike për jetën, qoftë në Tokë apo në hapësirë”.

Kapsula do të operohet nga inteligjenca artificiale që do të korrigjojë kushtet bazuar në atë se sa mirë po përparojnë bimët dhe do të parashikojë rendimentet e mundshme.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me NASA-n, është larg realizimit, por kompania po avancon pajisje të qëndrueshme për udhëtime në hapësirë.

Megjithatë, ky është një projekt vërtet ambicioz që mund të realizohet.

 

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi