Telenews

Kosova kthehet nga “Parisi 2024” me dy medalje

Kosova u përfaqësua me nëntë garues në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ata patën paraqitje të mirë, dhe dy prej tyre u stolisën me medalje.

Ishte e pritur që sporti i xhudos do t’i siguronte medalje vendit tonë dhe ashtu edhe ndodhi, raporton Klankosova.tv.

Distria Krasniqi, në kryeqytetin francez e “rrëmbeu” medaljen e argjendtë.

Ajo në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova.

Kurse, medalja tjetër erdhi nga Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e bronztë.

23-vjeçarja e mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo, duke shënuar një sukses të madh në debutim.

Ndonëse për pak sekonda fitorja i takoi kundërshtares së Fazliut, mirëpo pas shikimit në VAR, u pa se Kristo e kishte kapur nën brez Laurën, dhe për këtë gabim, ajo mori karton të kuq.

Ndërkaq e arta e “Tokyo 2020”, Nora Gjakova, nuk arriti kësaj radhe të lë shumë gjurmë./Telenews/

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj