Telenews

Kosovarët me ankesa për 1 maj, por daljet në kafene e restaurante s’po i ndalin

 

 

1 Maji në të gjithë botën shënohet si dita e punëtorëve dhe të drejtat e tyre që kryesisht cenohen.

E pothuajse në të gjitha vendet e botës kjo ditë nuk festohet, por në fakt protestohet për më shumë të drejta karshi klasës punëntore e cila gjithmonë vlerësohet të jetë e shtypur.

Në Kosovë përkundër papunësisë së madhe dhe kushteve të dobëta për punë, qytetarët 1 majin e përdorin për shëtitje dhe dalje në kafene e restuaurante të ndryshme, transmeton Telenews.al

Përkundër ankesave se në Kosovë mbizotëron krizë e madhe ekonomike dhe qytetarët vuajnë për më shumë të ardhura, duket se ata lënë keq gjëra elementare të jetesës vetëm e vetëm ti shijojnë kafetë, pijet dhe ushqimet në restaurante që realisht janë lluks për vende ku inflacioni ka arritur kulmin dhe jo vetëm.

Telenews.al ka vizituar disa nga kafenetë dhe restaurantet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe ka pasur plotë prej tyre ku qytetarët kanë pritur në rend për t’u shërbyer e duket se krizë për ta nuk ka. Mësohet se gjendja e njejtë ka qenë edhe në qytetet tjera të vendit.

Në Evropë 1 maji, dita e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani