Telenews

Krasniqi për Adem Demaçin: I kishte gjashtë virtyte që e bënin karakter të fortë

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vizituar varrin e idealistit shqiptar, Adem Demaçit në rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Për Demaçin, Krasniqi ka thënë se i ka gjashtë virtyte që e bëjnë atë karakter të fortë, duke e cituar autorin Booker T. Washington i cili një karakter të fortë e kishte përshkruar me gjashtë tipare 1. Mençuri e dituri, 2) guxim 3) njerëzi 4) drejtësi 5) qëndrueshmëri 6) transparencë.

“Nëse flasim për virtytin e parë, mençurinë dhe diturinë, Adem Demaçi, i cili u botua kur ishte vetëm 22 vjeç, qysh herët e përdori atë për t’u pozicionuar përjetësisht në një kauzë, e cila, përtej gjithçkaje, ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit – Lirinë e popullit të tij”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, duke e përfolur secalin tipar veç e veç atribuar Demaçit.

“Këto gjashtë virtyte që përbëjnë karakterin optimal të një njeriu të jashtëzakonshëm, me të drejtë dhe meritë ngrisin Bacën Adem në piedestalin e një figure shembullore, që përmes shembullit e jo urdhërave, punës e jo fjalëve, sakrificës e jo ikjes, qëndresës e asnjëherë dorëzimit, guximit e kurrë frikës, të cilin do ta përkujtojmë përjetësisht me nderimet më të larta shpirtërore e njerëzore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, të martën.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi