Telenews

Krasniqi vazhdon fushatën për faktet e Pavarësisë me kreatorin e Flamurit të Kosovës (VIDEO)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar fushatën e Fakteve Interesante për Pavarësinë, duke prezantuar tek ndjekësit e tij kreatorin e Flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimin – Trimin.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Krasniqi tregon se Ibrahimi po ashtu ka qenë ushtar i UÇK-së.

“A e dini që Trimi ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Trimi ka shërbyer në Njësinë TF-0 në Zonën e Pashtrikut. Simbolikë e jashtëzakonshme apo jo? Trim, ky po që është fat i madh dhe nder i dyfishtë, edhe me qenë ushtar i lirisë, edhe me dizajnu flamurin e shtetit tënd”, i thotë Krasniqi, Trimit, në video.

Më pas në videoklip flet kreatori i flamurit, i cili thotë se të qenit ushtar dhe kreator i flamurit, janë dy momentet më krenare të jetës së tij, njofton Klankosova.tv.

“Patjetër kryetar, ndoshta as në ëndrrat ma të mira të mia e as në imagjinatën më të mirë timen. Këto dy momente pa dyshim që shënojnë periudhën më krenare të jetës time!”, thotë Trimi.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi