Telenews

Kryediplomati turk do të vijë në Kosovë dhe rajon këtë muaj

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën nga 15 qershori deri më 19.
Gjatë kësaj vizite ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.
Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turqve, shkruan TRT Haber, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq, më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.
 
 

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj