Telenews

KRYEMINISTRI SLLOVEN REAGON EDHE NJËHERË PËR SKANDALIN KU PËRFSHIHET AMBASADORI I KOSOVËS (FOTO)

Kryeministri aktual slloven, Janez Jansha, i cili po kandidon edhe për një mandat tjetër, ka reaguar prap pas raportimit të mediave sllovene lidhur me skandalin e madh financiar, ku përfshihen kandidati për kryeministër i Sllovenisë, Robert Golob dhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Gazetari slloven, Bojan Pozhar, i cili po e përcjell këtë skandal, ka postuar më herët edhe një herë në rrjetin social Twitter, ku thotë se afera e publikuar ku përfshihet ambasadori Berishaj, ka “dridhur” Slloveninë dhe Ballkanin.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe i njëjti postim i tij është rishpërndarë përmes “retweet” nga Janez Jansha.

Sa i përket këtij skandali, kandidati tjetër për kryeministër, Robert Golob, sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Golob në një debat me kryeministrin Jansha, deklaroi se ky i fundit dhe ambasadori Berishaj janë miq.
Si kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.
Ndërkohë, të mërkurën televizioni slloven, Planet Tv, raportoi se rreth 600 mijë euro cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni dhe se rolin e “mushkës” ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Sipas këtij televizioni, në xhirollogarinë MB Consulting, në pronësi të Berishajt të regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, përcjell Demokracia.com.
Ky televizion ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Pagesat ishin kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompania GEN ka marrëveshje për këshillime.
Lidhur me rastin sot ka reaguar edhe ambasadori Berishaj, i cili ka paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi, por nuk ka mohuar dhe as pohuar që kompania në fjalë është e tij.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani, në një përgjigje ndaj një gazetari, sot fillimisht e cilësoi si “dezinformatë” dhe “konstatim” këtë çështje, por më vonë e zbuti qëndrimin e saj, duke thënë se i ka kërkuar raport ambasadorit Berisha.
Njëjtë edhe kryeministri Kurti, i cili e ka mik ambasadorin Berishaj, duke cituar fjalët e këtij të fundit, tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

Të ngajshme

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj

Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në orët e hershme të së hënës gjatë ndalimit nga policia.

Erzana Fazliu