Telenews

Kryetari Bulliqi reagon për sulmin ndaj imamit të një fshati të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas sulmit ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berishës.

Ai e ka dënuar ashpër këtë sulm, derisa ka kërkuar nga organet e rendit që të ndërmarrin masa ligjore dhe autorët e sulmit të marrin dënimin e merituar.

Ai e ka përshkruar imamin si një person që shquhet për humanitet dhe tolerancë njerëzore.

“Jemi shqetësuar shumë me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për humanitetin, kulturën dhe tolerancën njerëzore.  Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe autorët e sulmit të marrin dënimin e merituar.  Hoxhës Zeqir Berisha i uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, për sulmin ndaj imamit janë arrestuar tre të dyshuar dhe ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi