Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se e ka takuar në Forumin e Bledit, emisarin Special të Britanisë së Madhe, Stuard Peach.
Ai thotë se bashkë me Peach, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.
”Takim i mirë me Lordin, Stuard Peach në Forumin e Bledit. Folëm për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun. E falënderova për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi shefi i qeverisë në platformën X.

