Telenews

Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh

Të votoni për atë parti që në nivelin qendror i ka rritur ndjeshëm rrogat e pensionet, bursat për studentët dhe shtesat për fëmijët.”, tha ai.

Tutje, ai kritikoi ish-kryetarët nëpër komunat ku qeverisë momentalisht VV.

“Në nivelin lokal ku do që kemi qeverisur, kemi investuar shumë më tepër se paraardhërsit tanë, nga të cilët kemi trashëguar vetëm borxhe.”, u shpreh ai.

Pastaj, Kurti iu bëri lutje votuesve të partive tjera.

“Populli ynë ka shumë fjalë e shprehje të urta, por njëra prej tyre thotë: “Mos e shiko gunën, por shikoje punën”. Kështu të dashur qytetarë, votues të partive tjera, mos e shikoni partinë kësaj radhe, por shikojeni punën që është bërë e do të bëhet.”, tha i pari i VV-së.

Tutje, ai u lëshua në gjuhë kërcënuese nëse s’votohet VV-ja. Ai në një formë e konfirmoi se në vendet ku ka qeverisur VV-ja ka dërguar investime milionëshe.

“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet”

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës.”, tha ai.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj