Telenews

Kurti: Mbështetja e Shqipërisë përherë e nevojshme dhe e rëndësishme

K

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku ka vlerësuar se mbështetja e Shqipërisë është përherë “e nevojshme” dhe “e rëndësishme”.

“Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘Facebook’, pas takimit me Spiropalin.

Ai ka thënë se çështje diskutimi ishte bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

“Trashëgimia e bashkëpunimit tonë është produktive dhe me rezultate pozitive, përkrahja e ndërsjellë dhe zhvillimi i përbashkët, për më shumë prosperitet dhe në të mirë të qytetarëve tanë”.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj