Telenews

KURTI PRONONCOHET PËR BERISHAJN: THA SE DO TA PADISË MEDIUMIN QË KA SHPIFUR PËR TË (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurt në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
I pyetur për raportimin e skandalit në Slloveni, ku pretendohet se ambasadori i Kosovës ka qenë i përfshirë, Kurti tha se Berishaj do ta padisë për shpifje mediumin slloven.
“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, dhe po ashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin, i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti.
Kurti nuk është përgjigjur nëse duhet të shkarkohet Berishaj, deri në momentin që vërtetohet pafajësia e tij.


Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se duhet pasur kujdes ndaj këtyre pretendimeve, pasi po bëhen edhe në kuadër të një gare elektorale në Slloveni.
“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri, ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Më parë ka pasur reagim edhe nga presidenca, ku thuhet se Vjosa Osmani ka kërkuar nga ambasadori Martin Berishaj raport me shkrim lidhur me këtë raportim të medies sllovene si dhe e ka thirrur në Kosovë për të sqaruar situatën.

Të ngajshme

Kurti: Serbia ende i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Donat Hashani

Termokosi fillon zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në afërsi të Parkut të Qytetit

Miftar Zejnullahu

Një person nga Shqipëria futet në telashe me policinë e Kosovës

Miftar Zejnullahu