Telenews

Kurti thotë se u takon komunave të bëjnë asociacionin: Kryeministri nuk e bën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sonte se u takon Komunave të Kosovës, që ta bëjnë Asociacionin.

Kjo siç tha ai, është e përcaktuar me Ligjin për vetëqeverisjes lokale, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

”Unë nuk mund të bëjë asociacion të komunave në Republikë. U takon komunave ta bëjnë asociacionin”, deklaroi ai për Alsat.m.

”E kemi lirinë e asocimit në Kushtetutë, por edhe Ligjin për vetëqeverisje lokale”.

Ai u shpreh se aty thuhet shumë qartë në dy nene se si bëhet asocimi i komunave.

Ndër tjera kryeministri, Albin Kurti theksoi se asocimi që imponohet nga lartë, është diktat nuk është asocim.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj