Telenews

Ky aktor po bëhet baba për herë të tretë

Dardan Gashi i cili u bë i dashur për publikun shqiptar me rolin e Hamdis të seriali “Çka ka shpija”.

Me anë të një postimi tregoi se është bërë baba për herë të tretë, shkruan telenews.

Aktori zbuloi që është bërë baba edhe i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Adem.

“Ademi është njeriu i parë në tokë, babai i njerëzimit, dhe si popull ne kemi një lidhje të fortë me këtë emër. Liria e Kosovës lidhet ngusht me dy Adema, Adem Jashari dhe Adem Demaqi. Por, ky emër ka një kuptim edhe më të veçantë për mua, sepse Ademi është edhe babai im. Ky emër na ka munguar në shtëpinë tonë që nga vdekja e babait, por më 22 shtator, Zoti na dhuroi një Adem të ri në familjen tonë. Shpresoj që ai të mbartë me krenari emrin e këtyre njerëzve të mëdhenj. O Allah, jepi të mira dhe bëje djalin tim, vëllain e Nilit e Harunit, prej Ademave të ndritur.” shkroi ai.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj