Telenews

Ky është numri i kosovarëve që vizituan Shqipërinë gjatë qershorit

395 mijë persona nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë muajit qershor.

Ky muaj konsiderohet i begatë sa i përket pushuesve në bregdetin shqiptar.

Atë e vizituan gjithsejt 1 milion e 360 mijë turistë, apo 45 për qind më shumë se qershori i vitit të kaluar.

880 mijë nga ta ishin turistë të huaj, si gjermanë, polakë etj, shkruan Euronews Albanian.

Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit, për të pushuar në Shqipëri.

Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve.

Në 6 muajt e parë të vitit, numri i të huajve që erdhën në vend ishte 2.5 milionë, me rritje 50 për qind, në krahasim me vitin 2021.

Në këtë periudhë, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 apo 6 herë, ndikuar edhe nga emigrantët që kthehen për pushime.

Më këto shifra, pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë po bëhen edhe më konkrete, pasi në krahasim me vitin 2019, numri i vizitorëve është tejkaluar.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi