Telenews

KY ËSHTË ”YLLI I JAVËS” NË FUTBOLLIN E KOSOVËS PËR XHIRON QË LAMË PAS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.
Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.
Kapiteni i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që KF Dukagjini e arriti para tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2:0.
Altin Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.
Ai shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit, në minutat 33 dhe 36, nderisa gjatë tërë ndeshjes u dallua me angazhim dhe kreativitet.
Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Endrit Zenunaj, specialist në BKT.

Të ngajshme

Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja nga Adidas

Valjeta Turkaj

Yamal mund të qëndrojë në bankë rezervë në Kampionatin Botëror

Valjeta Turkaj

Mo Salah në negociata me klubin e ri, Fenerbahce në garë për yllin e Liverpoolit

KushtrimGuraj