Telenews

Lajm i mirë për klubet e futbollit kosovar, FFK licencohet nga MKRS

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar çaste më parë se e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, sot, e ka nënshkruar vendimin për licencimin e FFK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

Ashtu sikurse edhe federatat tjera sportive të cilat ishin të përfshira në këtë proces, edhe FFK pas plotësimit të të gjitha kritereve dhe kushteve të kërkuara, është licencuar për ciklin aktual olimpik.

Në komunikatën e lëshuar nga ky institucion thuhet se, duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj