Telenews

LAJMI I FUNDIT: ARRIHET NJË MARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE SERBISË

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të dhënat nga arkivat shtetërore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, raporton mediumi serb N1, i afërt me CNN.
Sipas marrëveshjes, informacionet mbi të dhënat arkivore do të jepen me aprovimin paraprak të palëve.

Serbia kishte insistuar në “hapjen e arkivave të UÇK-së”, ndërsa Prishtina ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së.
Një raund i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka nisur mëngjesin e sotëm në Bruksel.
Deri më tani ka përfunduar një raund i takimeve dypalëshe të Miroslav Lajçak nga të dyja palët. Bisedimet do të vazhdojnë pasdite në të njëjtin format, me takimin e delegacionit të Beogradit me Miroslav Lajçak.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga posti.
Çështja e hapjes së arkivave në Serbi dhe në Kosovë, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, ka nxitur polemika dhe debat në skenën politike në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, më 9 shtator të vitit të kaluar, pati deklaruar se në takimin në Bruksel, më 7 dhe 8 shtator, pala serbe ka deklaruar se janë të pajtimit që të hapen arkivat e saj në Serbi, por që edhe pala e Kosovës t’i hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën më 13 shtator, ka deklaruar se autoritetet e vendit janë të hapura dhe transparente dhe fati i të pagjeturve duhet të zbardhet.
Kosova ende vazhdon të kërkojë 1,630 persona, kryesisht shqiptarë, të zhdukur gjatë luftës më 1998/99.

Të ngajshme

Sekuestrohen edhe një sasi e armëve, municionit dhe pajisjeve ushtarake në Zveçan

KushtrimGuraj

Ministri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do ta përforcojnë KFOR’in

KushtrimGuraj

Mustafa i reagon Muratit: Për një vit u punësuan vetëm 8 mijë e 789 persona

KushtrimGuraj