Telenews

LDK kërkon diskutim urgjent me veteranët, Gashi: Kjo qasje denigron luftën

Shefi grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të partisë propozoi që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale dhe që Qeveria ta fillojë urgjentisht një diskutim me veteranët, raporton Gazeta Express.
“Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje”, tha ai në seancën e Kuvendit.
Gashi tha se Qeveria “nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, partitë opozitare dhe nuk është koordinuar për këto situata”.
“Është e padinjitetshme, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike”, tha ai.

Kjo qasje e Qeverisë, sipas Gashit, “denigron luftën” dhe “denigron të sotmen”.
 

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj