Telenews

Lekaj i kërkon VV-së të votojnë pro TRUST-it: Erdhët në pushtet duke iu premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar që Vetëvendosje të votojë pro tërheqjes së 30% të mjeteve nga TRUST-i.
Sipas tij, kjo meqë, ky subjekt erdhi në pushtet duke iu premtuar qytetarëve mirëqenie e jetë të dinjitetshme, përcjell klankosova.tv.
”Dje në Komisionin për Buxhet, u diskutua gjerë e gjatë për çështjen e TRUST-it”.
”E vërteta është që Vetëvendosja ka ardhë në pushtet duke marrë shumicën e votave të qytetarëve duke iu premtuar mirëqenie e jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit nga terreni në takimet me qytetarë, po shohim se ata janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve në secilin produkt”.
”Lërini krenarinë anash, lërini anash ndjenjën e fituesit, e rëndësishme është që kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre”.
”Është e nevojshme të ndalim trendin e ikjes”.
”Pra, t’i bëjmë krenarë ata që na votuan me votën e tyre. E në këtë moment, më të mirin mund ta bëjmë nëse u lejojmë atyre, të tërheqim 30% të TRUST-it”.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Valjeta Turkaj

Nga cilësia te performanca vetëm te Auto Pjesë Beka

Valjeta Turkaj

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Valjeta Turkaj