Telenews

Lewandowski do të prezantohet sot para 40 mijë tifozëve

Robert Lewandowski do të prezantohet sot si lojtar i Barcelonës, para rreth 40 mijë tifozëve.

Prezantimi do të bëhet në stadiumin “Spotify Cam Nou”, me fillim nga ora 12:30.

Dyert e stadiumit do të hapen nga ora 9:30, kohë në të cilën do të lejohen të marrin pjesë tifozët që dëshirojnë të mirëpresin nga afër nënshkrimin e Polit.

Prezantimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp para mediave në orën 12.00.

Klubi tashmë ka hapur blerjen e biletave falas për publikun e gjerë, të cilat ishin në dispozicion që nga e premtja e kaluar me tre ditë ekskluzivitet për anëtarët.

Polaku u transferua te Barcelona për rreth 50 milionë euro nga Bayerni.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj