Telenews

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi është afër një vendimi për futjen e orarit  shtatëorësh të punës, njoftoi sot kryeministri Milojko Spajiq.

Qëllimi, thotë kryeministri, është që përmes konsultimeve të gjera të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës, e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe “më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe produktive”

Kryeministri Milojko Spajiq tha se, pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjendet një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, ata janë afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e një dite pune shtatë-orëshe.

Kryeministri njoftoi se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, do të udhëheqë bisedimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç tha ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i reformës, transmeton Telenews.al.

Qëllimi, thotë Spajić, është të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës përmes konsultimeve të gjera, e cila synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe “më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe produktive”.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj