Telenews

Marrëveshja me MCC, Grenell ia përmend Kurtit refuzimin e gazit amerikan

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, referuar marrëveshjes së nënshkruar me MCC, ku pjesë e kësaj ceremonie, ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Grenell specifikisht i ka replikuar përmes twitter një kongresisti amerikan Bill Keating, i cili e ka përshëndetur këtë ujdi, përcjell Klankosova.tv.

Ai i kujtoi kongresistit kohën kur Kurti e kishte refuzuar një marrëveshje për gazin amerikan.

”Kongresmeni Keating thotë: “Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi.” A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Ky lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka thënë Grenell.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta