Telenews

Mbahët në Tiranë, Kongresi i 9-të i Shoqatës së Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale

Në Tiranë, tri ditë me radhë u mbajtën dy aktivitete shkencore: 1. Kongresi i 9-të i Shoqatës së Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale (SEESPM) dhe 2. Kursi i 7-të i Avancuar i Shkollës Ndërkombëtare Ndëruniversitare “Ian Donald” për aplikimin e ultrazërit në Obstetrikë dhe Gjinekologji.
Në këto dy aktivitete isha ligjërues i ftuar për të ligjëruar para pjesëmarrëseve mbi rrolin e diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe obstetrikë. Gjithashtu Ju asistova pjesëmarrëseve të kursit parakongresian, në përgatitjen e specializanteve me punë në aparaturën ultrasonografike.
Gjatë punimeve të Kongresit, u mbajt: Asambleja gjenerale e Shoqatës së Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale (General Assembly of SEESPM).
Me këtë rast, pas konsultimit me strukturat udhëheqëse të Katedrës së Gjinekologjisë me Obstetrikë, Drejtorin e Klinikës së gjinekologjisë, drejtoreshën e QKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raci, Kryetarin e Shoqatës së gjinekologeve dhe obstetërve të Kosovës, në emër të shtetit tonë, paraqita kërkesë me shkrim para General Assembly of SEESPM, që shteti ynë, Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës të pranohet me status të përhershëm në këtë Shoqatë prestigjioze.
Kjo kërkesë u aprovua me vota unanime te të gjitha shteteve (me miratim të heshtur të përfaqësueses së Serbisë).
Për përfaqësuese të Bordit nga Kosova propozova Prof. Dr. Vlora Ibishi, i cili propozim u pranua pa asnjë votë kundër nga të gjitha shtetet.
Uroj dhe shumë shpresoj që Prof. Vlora Ibishi, së bashku me Prof. Brikene Dacaj-Elshani, Drejtorin e Klinikës së gjinekologjisë, Dr. Zef Ndrejaj, Kryetarin e Shoqatës Dr. Naser Rafuna, Kryesin e Shoqatës së gjinekologeve të Kosovës, dhe me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë kolegeve të Klinikës gjinekologjike obstetrike do të punojnë që edhe Kosova me aktivitetet e veta të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera që janë pjesë e kësaj shoqate prestigjioze ndërkombëtare, në mbrojtje të shëndetit të nënave dhe fëmijëve të porsalindur.

Të ngajshme

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi