Telenews

Mbi 11 mijë vizita ambulantore në Klinikën e Endokrinologjisë në periudhën janar-nëntor

mbi-11-mije-vizita-ambulantore-ne-kliniken-e-endokrinologjise-ne-periudhen-janar-nentor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar – nëntor në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK kishte 11 mijë e 449 vizita ambulantore, 664 pacientë për trajtim intrahospitalor, 2 mijë e 130 konsultime specialistike, 2 mijë e 452 ultrasonografi të tiroides, 612 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB), gjatë të cilave janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera, si dhe 509 sesione në kuadër të programit të edukimit diabetik.

Sipas njoftimit, në kuadër të mjekimit gjysmë intensiv u trajtuan 25 pacientë me ketoacidoza diabetike dhe në kuadër të shërbimit për këmbë diabetike kishte 106 seanca trajtuese për patologji të këmbës diabetike.

“U dhanë edhe shërbime të mjekimit intrahospitalor-ditor për 41 pacientë me tumor të hipofozes/akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrinë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi