Telenews

Mbi 31 mijë lindje janë realizuar gjatë vitit 2023 brenda dhe jashtë Kosovës

Agjensia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se brenda vitit 2023 janë lindur 31 mijë e 110 fëmijë kosovar. Ky numër i lindjeve përfshin të gjithë fëmijët brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit të ASK-së,prej këtyre lindje të regjistruara, vetëm në Kosovë janë 21 mijë e 654 fëmijë.

Nga këta, meshkuj janë 11 mijë e 207 apo 51.8% dhe 10 mijë e 447 apo 48.2% lindje janë femra.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale.

Sipas ASK-së, nga të dhënat e marra nga Regjistri Civil i Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile, në vitin 2023, janë regjistruar 31 mijë 110 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

“SK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

source

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj