Telenews

Mediumi serb zbulon se me cilat shtete po negocion Vuçiq për “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës

Në mesin e tetë vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndonëse kjo ende nuk është prezantuar në opinion, por vendimet e tyre janë “në sirtarin” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të ketë vende kryesisht të vogla afrikane si p.sh. Mbretëria e Esvantinit, Gabonit dhe Somalisë dhe disa shtete të Amerikës Latine si Antigua dhe Barbuda, e cila tashmë zyrtarisht e ka “ngrirë” vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mësoi Danas nga burime diplomatike.

Gjithashtu, shtete të tjera që tashmë zyrtarisht i kanë “ngrirë” vendimet për njohjen e pavarësisë mund të jenë ndër ato që i kanë tërhequr përfundimisht – përkatësisht Egjipti, Peruja dhe Republika Domenikane.

Një luftë e veçantë diplomatike po bëhet për pozitën e Kosta Rikës, që është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në prag të nisjes së Presidentit të Serbisë në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një nga temat kryesore në opinionin vendas ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovws dhe Serbisw dhe presidenti Vuçiq tha në një seancë speciale të Asamblesë Kombëtare për atë temë se shteti i tetë së shpejti do të tërhiqte njohjen e Kosovës.

Ai moment mund të arrijë pikërisht në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nëse shtrohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, siç ka shkruar më parë “Danas” bazuar në informacione jozyrtare nga burime diplomatike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur së fundi për kërkesën e re të Kosovës për ulëse në OKB. Megjithatë, është ende e pasigurt nëse kjo temë do të arrijë në rendin e ditës të seancës ku në fokus do të jetë çështja e luftës në Ukrainë, por sipas burimeve të Danas, misioni diplomatik i Serbisë në Nju Jork do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të forcuar marrëdhëniet me vendet që nuk e njohin Kosovën.

Siç ka mësuar jozyrtarisht Danas nga Qeveria e Serbisë, plani është që emrat e këtyre vendeve të mbahen të fshehta “për momentin”.

Mbretëria e Esvantinit e ka njohur Kosovën që nga 12 prilli 2010, por në mars të vitit 2022.

Gaboni e ka njohur Kosovën që nga 15 shtatori 2011.

Somalia e njohu Kosovën në vitin 2010, por në vitin 2019, presidenti i ri i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed Farmajo, tha se qeveria e tij do të rishikojë dhe anulojë të gjitha vendimet e qeverisë së përkohshme nga viti 2010 që nuk kanë legjitimitet, përfshirë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtin sirtar mund të jetë edhe vendimi i vendit të Karaibeve Antigua dhe Barbuda, i cili e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2015, por e ngriu atë vendim në vitin 2020.

Egjipti, Peruja dhe Republika Domenikane gjithashtu ngrinë vendimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Statusi i vendimit të “ngrirë” do të thotë se shteti mbetet me njohjen e pavarësisë, por nuk do të votojë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ofensiva ndërdiplomatike po zhvillohet edhe rreth Kosta Rikës, e cila ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Kosta Rikën në maj të këtij viti ku i falënderoi për mbështetjen e dhënë, por në gusht të këtij viti këtë vend e vizitoi edhe ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq, i cili foli për intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe siç konsiderohet në qarqet diplomatike, ai u përpoq të shqyrtojë mundësitë për një bisedë me këtë shtet për çështjen e Kosovës.

Të ngajshme

Mali i Zi publikon analizë për “Ballkanin e Hapur”, dokumenti hiqet nga rendi i ditës në Kuvend

KushtrimGuraj

Çitaku: Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë

KushtrimGuraj

Rrëfimi i amerikanit që mblodhi kujtimet e Ismail Qemalit

KushtrimGuraj