Telenews

MEHAJ: EKSPERTËT E FSK-SË NË FUSHËN KIBERNETIKE TË GATSHËM TË KUNDËRPËRGJIGJEN NDAJ ÇFARËDO TENTATIVE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet kibernetike dhe masat preventive dhe reaguese, janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Mehaj tutje ka thënë se operatorët e FSK-së në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative, shkruan teve1.info
“Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj. Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike. Fushata e informimit dhe vetëdijësimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese, është sistematike nga ekspertët tanë dhe se operatorët tanë në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

Donat Hashani

“5-she e ka pasë në Kushtetutë”- Profesori ia tërheq vërejtjen Blerim Gashit: Ke qenë më i qetë

Donat Hashani

Çfarë thonë serbët dhe shqiptarët në Mitrovicë për takimin në Ohër

Donat Hashani